DURRËS, 21 tetor 2014–  Arjan Nikaj, 45 vjeç theri ish-të dashurën 21 vjeçare. Ai e goditi tri herë me thikë në bark dhe në brinjë. Goditja me thikë në brinjë ishte vetmë 1 cm. larg zemrës së viktimës. Vajza e plagosur punon si prostitutë në Firence, ku ndodhi edhe plagosja. Arjani pretendon se e plagosi vajzën, sepse ajo kishte qenë e fejuara e tij, por e kishte tradhëtuar atë me dikë tjetër, kur të dy ishin në Shqipëri. Policia duke pasur parasysh edhe diferencën e moshës ndërmjet të dyve, beson se bëhet fjalë për një rast tipik, kur tutori  ndëshkon prostitutën për një gabim apo faj të saj. Policia në këtë rast formuloi akuzën: vrasje e mbetur në tentativë në rrethana rënduese. Arjani në Itali ka precedentë penalë, për drogë, vjedhje e grabitje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/