Ariana Grande është ofruar për të mbuluar shpenzimet e funeraleve të viktimave të sulmit terrorist të së hënës në Mançester.
Një llogari dedikuar yllit të muzikës pop, supozon se këngëtarja e shkatërruar nga kjo ngjarje, ka premtuar të ndihmojë familjet e 22 personave që humbën jetën në bombardimet e “Manchester Arena”-s pas koncertit të saj.
“Daily Mail” shkruan se site-i i quajtur “Ariana Updates!”, ka shkruar një postim ku thuhet: “Lajme mbi Ariana-n: Ariana ka kontaktuar me familjarët e viktimave… ajo do të paguajë për funeralet!”
Pas sulmeve shkatërruese të bombarduesit vetëvrasës, Salman Abedi, i lindur në Britani, i cili ka shpërthyer një pajisje të mbushur me bulona dhe gozhdë, Ariana shkroi në “Twitter” se ajo ishte “e thyer” nga ajo tragjedi.
Pas sulmit, ajo ka pezulluar turneun e saj “Dangerous Woman” dhe ka shkuar në SHBA, shkruan prestigjiozja britanike “Mail Online”, që ka kontaktuar me zëdhënësin e yllit amerikan.
Pretendimet vijnë pasi u identifikuan nëntë prej viktimave, përfshirë 8-vjeçaren Saffie Roussos dhe 18-vjeçaren Georgina Callander, ku këtë të fundit, Ariana e kishte takuar më parë dhe madje kishin bërë edhe një foto së bashku.
S.L.





