Këngëtarja e famshme Ariana Grande do të marrë çmimin "Gruaja e vitit" në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë”.
Ylli i muzikës pop do të nderohet në eventin e Billboard Women in Music dhe çmimin gala në New York më 6 dhjetor.
Grande i bashkohet ikonave që janë nderuar më parë, ku përfshirhen Selena Gomez, Madonna, Lady Gaga dhe Taylor Swift.
"Ajo ka guxim, po bën këngët më të mira të karrierës së saj muzikore dhe absolutisht e meriton titullin "Gruaja e Vitit","-tha Ross Scarano, i Billboard.





