Ariana Grande thyen rekord në Spotify, e cila kthehet në gruan e parë me 3 albume me 2 miliardë dëgjime

Ariana Grande është gruaja e parë me tri albume, "Thank u, next", "Sweetener" dhe "Dangerous Woman", secili me 2 miliardë dëgjime në Spotify.

Kënga Thank u, next arriti mbi 1 miliardë dëgjime në vetëm 11 ditë në nëntor të vitit të kaluar.

Ylli i popit gjithashtu theu rekord në YouTube në dhjetor kur video e këngës "Thank u", next u bë videoja më e shikuar në YouTube dhe VEVE në hapësirën e 24 orëve duke grumbulluar 829.000 shikime dhe 427.000 komente.

Grande gjithashtu hodhi nga froni Selena Gomez si gruaja më e ndjekur në Instagram me 149 milionë ndjekës.

Aktualisht ajo po zhvillon turin e saj në Amerikën e Veriut për promovimin e albumit "Sweetener".