Ariana Grande rikthehet në Manchester, aty ku para pak ditësh, koncerti i saj përfundoi në një tragjedi të vërtetë, pas një shpërthimi terrorist.
Këngëtarja ka vendosur të mbajë një koncert bamirësie, më datë 04 qershor, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga shpërthimi.
Në këtë rikthim të dytë në Manchester, Ariana ka surprizuar të plagosurit e 21 majit, duke i vizituar në spital dhe bërë foto me ta.
Ariana Grande mbajti një koncert më 21 maj, në "Manchester Arena", ku si rrjedhojë e një shpërthimi terrorist, humbën jetën 22 persona dhe mbetën të plagosur dhjetra të tjerë.