U fejuan brenda një muaj dhe e gjithë vëmendja është te aktori Pete Davidson dhe këngëtarja Ariana Grande, se kur do ta organizojnë dasmën.
Në një intervistë për “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “No Tears Left To Cry” rrëfeu mes emocionesh se do t’i drejtohet altarit brenda vitit 2019.
“Dasma do të jetë brenda vitit tjetër”– tregoi këngëtarja.
Mirëpo përgatitjet për dasmën kanë nisur, pasi familjarët dhe miqtë e saj po japin ide mbi organizimin e dasmës.
“Miqtë e mi, unë dhe mami po mendojmë shumë dhe po seleksionojmë idetë për dasmën. Është një ndjenjë shumë e bukur, hera e parë që punoj mbi diçka timen personale, që më mbush zemrën me dashuri dhe lumturi. Do qaj, jam shumë e emocionuar.” – u shpreh këngëtarja Ariana Grande.





