Arilena Ara do të sjellë për pak ditë albumin e saj të parë në karrierrë si këngëtare. Edhe pse në moshë 22vjeçare, artistja e talentuar nga Shkodra ka hedhur hapa galopantë në karrierën në Shqipëri.

Ajo shkruan se është shumë e lumtur për albumin ku nëpërmjet muzikës ka shprehur të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.

STATUSI NGA ARILENA ARA:

“POP ART” THE ALBUM!

Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë.

E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!

Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!