Këngëtarja energjike Arilena Ara nuk do të jetë pjesë e finales së spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Arilena ka postuar së fundmi në Instagram, një foto ku shfaqet duke hipur në një aeroplan charter. Ndjekësve u ka bërë përshtypje mesazhi me të cilin Arilena shoqëron foton: “Fizikisht jo, por me zemër dhe snap do jem me ju në finale”.
A të ketë hequr vallë dorë Arilena nga spektakli? Apo është thjesht një xhirim surprizë e këngëtares?





