Pjesëmarrësit e emisonit të dytë të “Dance With Me”, Sardi dhe Arilena, kanë kohë që janë bërë pjese e shtypit rozë, për shkak të një mardhënie të aluduar mes tyre.
Sapo lajmi u bë publik ishte vetë “ҫifti” i cili e përgënjeshtroi atë menjëherë. Por edhe pse ka disa muaj që spektakli i vallëzimit ka përfunduar “ҫifti” sërisht del në fokus të publikut.
Është revista “Who” e cila hedh ditë rreth marrëdhënies së tyre. Revista shkruan se Arilena dhe Sardi, tashmë janë të lidhur dhe shumë të dashuruar, ndonëse tregohen të kujdesshëm për të mos rënë në sy të publikut. E me gjithë kujdesin për ta mbajtur në fshehtësi lidhjen, miq të afërt tregojnë se dy të rinjtë kalojnë shumë kohë bashkë.