Nuk është një udhëtim romantik në qytetin e dashurisë (edhe pse dita e dashurisë është afër), nuk është as një udhëtim për një koncert apo thjesht një udhëtim dimëror.

Shumë më shumë se kaq. Arilena Ara sapo na ka dhënë një lajm tjetër shumë të bukur. Në Paris, për të rrëmbyer një çmim si rrallë artistë të famshëm.

Edicioni i 41-të i “The Best Awards” po mbahet sonte në Paris dhe krahas emrave të mëdhenj të fushave të ndryshme të artit, ka një vend special edhe për këngëtaren shqiptare.

Arilena, së bashku me stafin e saj, sonte do të rrëmbejnë çmimin “The Best Awards” për kategorinë e muzikës. Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur si “Këngëtarja fenomen e vitit” duke vulosur kështu, për të disatën herë, suksesin e një viti të artë.

Revista Class shton se ky event i përvitshëm, mes shumë artistëve që konkurrojnë në fusha të ndryshme të artit, nderohet edhe me pjesëmarrjen e 10 artistëve nga e gjithë bota për kategori të ndryshme.

Për muzikën, këtë vit, ishte përfaqësuese Arilena Ara, e cila, me hitin e saj “Nëntori”, por edhe me këngët e albumit të ri, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Nata e çmimeve do të përshëndetet nga emra të njohur nga e gjitha bota. Arilena ka postuar në Instagramin e saj një video, përmes së cilës ka lajmëruar të gjithë fansat për çmimin e rëndësishëm në karrierën e saj.

 

#TheBestAwards Tonight! @rezartaskifteri

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on