TIRANE, 30 mars 2013 – Ndërsa nata e spektaklit X Factor Albania po afron emrat e fituesve kanë nisur të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Lufta mes fansave bëhet edhe më e fortë në një kohë kur pak orë na ndajnë nga spektakli i së dielës.
Duke mos dashur të paragjykojmë fituesin, por duke iu referuar komenteve në rrjetet sociale, duket se ajo që do të ngrejë lart trofeun është Arilena.
Gara është mjaft e fortë mes Aldos të udhëhequr nga Soni Malaj, grupit “Natyral” të udhëhequr nga Alban Skënderaj dhe Arilenës që ka mentore këngëtaren nga Shkupi, Ajtuna Sejdiu?
Gjithçka do të vendoset mbrëmjen e së dielës.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





