Që prej pjesëmarrjes në jurinë e “The Voice of Albania Kids”, Arilena Ara është parë të publikojë herë pas here foto të ndryshme së bashku me Miriam Canin.
Dy vajzat e dashura të ekranit kanë zbuluar se gëzojnë një miqësi për të cilën janë të lumtura që të dyja. Pak më parë ka qenë Arilena ajo e cila ka ndarë një foto së bashku me Canin, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “E dua shoqen time më të mirë”.
Ajo çfarë tërheq tjetër vëmendjen në postimin e bërë, është natyraliteti i dy këngëtareve, pas të cilit janë afeksionuar dhe të gjithë ndjekësit e tyre. Në foton e bërë, vajzat janë të dyja pa makeup dhe duket se po shijojnë rrezet e diellit.





