Ndonëse pranon se është personazhi më pa komplekse në Shqipëri, e vërteta është se Arian Çani kur vjen puna tek familja është tejet i rezervuar. 

Siç dihet ai është bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, përkatësisht një djali dhe një vajze. Ndryshe nga kolegët e tij, drejtuesi i “Zonë e Lirë” i ka qëndruar larg kopertinave në gjirin familjar.

Ndaj kurioziteti për të parë dhe mësuar më shumë për jetën e tij private është edhe më i madh.

Paparaci i “revistawho.com” e ka pikasur Çanin pikërisht ashtu siç nuk e kemi parë. I veshur krejt sport, me tuta, atlete e kapele, ai është ulur në një prej bareve në qendër të Tiranës në shoqërinë e dy femrave më të rëndësishme të jetës së tij, bashkëshortes dhe vajzës. /revistawho.com/