Edhe pse historia e Borës me Donaldin ka përfunduar me kohë ende në flitet për të.
Në një videoe ‘live’ në “TikTok”, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dinte shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, ata më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.
“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Madje kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë. Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur ai.