Familja e 33-vjeçarit Arjan Sala mori sot titullin “Dëshmor i Atdheut”, titull i cili u dorëzua nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në shtëpinë e të ndjerit.

Pas marrjes së këtij titulli, në një prononcim për gazetarët xhaxhai i tij, tha se ky gjest e lehtëson sadopak dhimbjen.

“Dhimbjen nuk do ta kthejmë në show, dy gjëra të vogla do them. Kanë ardhur nga Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët, të majtë të djathtë, të qendrës, të gjithë. Nuk na lanë vetëm në këto kohë ngushëllimi. Nuk duam ta politizojmë çështjen, kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmori i Atdheut” dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Mendoj sa të qanin shumë nëna, po qan vetëm një nënë sot. Sa të qanin shumë baballarë, qan vetëm një baba sot.”