E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin "Soiree" me Jonida Shehun, moderatorja Arjola Shehu u pyet për projektin në Itali të cilin u tha se do t'a prezantonte ajo.
Bëhej fjalë për anteprimën "Tipicita", e cila do të mbahej më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë, për të cilin Arjola zbuloi se kishin vendosur të tërhiqeshin nga ky projekt pak para nisjes së tij.
"Fillimisht, ishte një projekt që kishte të bënte me Ambasadën italiane. Më pas, disa sipërmarrës italianë që gjendeshin në eventin që po organizonim. U tërhoqëm, u rekrutuam për të prezantuar një tjetër produksion po themi, i cili ishte italian dhe nuk kishte shumë…"– rrëfeu Arjola në studio.





