Tiranë, 13 maj 2014 – Mesa duket Arjon Muça dhe Vila Spiro tashmë janë ndarë. Deri më tani nuk janë të njohura shkaqet, por ajo që dihet është fshirja e të gjitha fotove që kanë me njeri-tjetrin në rrjetet sociale.   

Nga ana tjetër, asnjëri prej tyre nuk e ka deklaruar publikisht ndarjen. Kanë qenë miqtë e tyre të përbashkët, të cilët kanë përhapur thashethemet për çiftin më simpatik të show-bizit.  

Koha do ta tregojë nëse mbetemi në kontekstin e thashethemeve, apo çdo gjë ka përfunduar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/