Arka e Noes do të gjendet shumë shpejt, dhe është një grup eksploruesish që shpresojnë për këtë. Në Bibël thuhet se arka ndaloi “në malin Ararat”, në Turqinë e sotme, pas 150 ditësh.
Në 2010, një grup eksploruesish të krishterë ungjillorë thanë se gjetën gjurmë të anijes biblike në mal. Por kërkimet u kundërshtuan nga ekspertë të cilët thanë se nuk kishte prova reale.
Tashmë “kërkuesit e arkës” thonë se ka fakte të reja që mali Ararat është vendi ku arka dhe njerëzit e saj zbritën në tokë.
Eksploruesit e krishterë ungjillorë në 2010, nisën ekspeditën për të eksploruar zonën se ku mendohet të jenë mbetjet e arkës.
Pas disa javësh ata thanë se gjetën mbetje drusore të një strukture si arka, rreth 4 mijë metra në mal. Ata thanë se përcaktuar kohën përmes mbetjeve të karbonit, dhe bëhej fjalë për 4800 vjet më parë, rreth kohës kur Arka ka qenë në det.





