Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Arkend Balla, i cili renditej i 12-ti në listë dhe mblodhi 2463 vota, ka falenderuar të gjithë qytetarët që mbështetën atë dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se gjatë kësaj kohe ka kuptuar që Durrësi dhe Shqipëria duan zhvillim, mirëqënie; besojnë tek Shqipëria e së ardhmes.

Dhe sipas tij, kjo e ardhme do të jetë më e ndritur në 4 vitet që do të vijnë.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Durrësit,

Të dashur miq,

Fjalët nuk janë mjaftueshëm për t’ju falenderuar për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua personalisht dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Ndihem i privilegjuar që muajin e fundit takova njerëz të ndershëm e të drejtë, që më besuan, më mbështetën, por më e rëndësishmja u bënë për mua shembuj frymëzimi e motivimi për të dhënë më të mirën për qytetin dhe vendin tonë.

Gjatë kësaj kohe kam kuptuar që Durrësi dhe Shqipëria duan zhvillim, mirëqënie; besojnë tek Shqipëria e së ardhmes. Jam krenar që përfaqësova një forcë politike progresive që nuk i ndan qytetarët majtas e djathtas, por iu gjendet të gjithëve pranë siç ndodhi me procesin e rindërtimit.

E ardhmja jonë është Durrësi, e ardhmja jonë është Shqipëria. Dhe kjo e ardhme do të jetë më e ndritur në 4 vitet që do të vijnë.

Thellësisht mirënjohës!

Arkendi

Të nderuar qytetarë të Durrësit, Të dashur miq, Fjalët nuk janë mjaftueshëm për t’ju falenderuar për mbështetjen e…

Posted by Arkend Balla on Thursday, April 29, 2021