Pamje e një pjese të kompleksit të tuneleve pranë Ndroqit, në jugperëndim të ultësirës së Tiranës (Foto: Jean-Philippe Voiron, ACP)
TIRANË, 23 mars 2013 –ACP (The Albanian Cinema Project – Projekti i Kinemasë Shqiptare) dhe AQSHF (Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit) po punojnë me Ministritë shqiptare të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe atë të Mbrojtjes me synimin për të gjetur një vend të ri për trashëgiminë filmike të rrezikuar të Shqipërisë.
Qysh në nëntor të vitit 2012, ekipi i ACP-së ka vizituar vende të ndryshme në Tiranë dhe përreth saj për të përcaktuar mundësinë e përdorimit të sistemeve të tuneleve për arkivin e filmin, fotove dhe koleksioneve dokumentare të AQSHF-së, hapësira pune për stafin e arkivit dhe hapësirë të përhershme ekspozimi për thesaret e fshehura në arkivat e AQSHF-së.
Ministri aktual i Mbrojtjes Arben Imami ka luajtur si aktor në një sërë filmash artistikë të Enver Hoxhës, prandaj do të interesohet më shumë që fortifikimet ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë të ruajnë edhe “Ballë për ballë” dhe “Në çdo stinë” etj.
Në filmin epik “Ballë për ballë”, aktori Arben Imami është ushtar Ben Struga në mbrojtje të bazës detare të Pashalimanit, kur se në filmin romantik “Në çdo stinë” interpreton rolin e një studenti të muzikës në trekëndëshin revolucionar: mësim, punë, stërvitje ushtarake.
Po ashtu ACP-ja po diskuton me ministritë shqiptare për të përcaktuar mundësinë e realizimit të një objekti të përbashkët për koleksione të tjera të trashëgimisë kulturore të rëndësishme dhe të rrezikuara në Shqipëri.
Këtu përfshihen koleksionet e thesareve arkeologjike, libra dhe dorëshkrime, dhe arkivi fotografik i Marubit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





