Mënyra e nderimit të bosit të një karteli ekuadorian, i cili humbi jetën pasi u ekzekutua në një atentat së bashku me të bijën, ka bërë xhiron e rrjetit.

Njerëzit e tij e kanë nderuar shefin e kartletit duke e varrosur me dhjetëra armë të vendosura në arkivolin e tij, e cilësuar si një përpjekje për të mbrojtur veten në jetën e përtejme.

Manuel Julian Sevillano Bustamante besohet të jetë lideri i kartelit “Los Fatales”.

Të afërmit e tij e mbushën arkivolin e 39-vjeçarit me mitralozë, pushkë gjahu dhe madje edhe një revolver, në mënyrë që ai të ishte ‘i armatosur deri në dhëmbë në jetën e përtejme. Ata gjithashtu i vendosën një kapele për ta veshur që të mund të duket sa më mirë në Portat e Shën Pjetrit.

Mësohet se drejtuesi i “Los Fatales”, që operon në rajonin Los Rios të Ekuadorit, ka vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri jashtë një lavazhi në Mocache, së bashku me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një roje sigurie.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e Bustamante dhe vajzës së tij, por autoritetet dyshojnë se sulmi mund të jetë rezultat i përplasjeve midis bandave rivale të trafikut të drogës.

Sipas mediave lokale, “Los Fatales” janë në luftë me kartelin “Los Cornejos” për kontrollin e tregtisë së drogës në provincat Manabi dhe Los Rios.