Sekretari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku është propozuar nga anëtarësia e degës lokale si një nga kandidatët për primaret, për bashkinë Durrës.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Boshku ka postuar njoftimin që ka marrë nga PD Durrës, por nuk ka bërë me dije nëse do ta pranojnë si propozim. Ndërkohë, Partia Demokratike në një njoftim për mediat bëri me dije ditën e sotme se procesi për zgjedhjen e kandidatëve për primaret në Durrës është shtyrë deri më 8 nëntor.
Gjithashtu, grupseksionet e PD Durrës janë mbledhur disa herë për të propozuar në kohë kandidatët potencialë për primaret e 4 dhjetorit dhe që më vonë do të dalë përballë PS në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.