Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi gjatë viteve të fundit ka qenë një fenomen për të cilin kanë folur e shkruar jo vetëm mediat vendase, por edhe ato të huaja.

Duke iu referuar pikërisht këtij fenomeni që nuk po ka të ndalur, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku drejton gishtin ndaj kategorive të ndryshme të popullsisë që po konstatojnë me dhimbje largimin e trurit dhe të të rinjve dhe nuk mund të bëjnë asnjë për ta frenuar.

“Tani do të donit të flisni, por nuk ka kush të ju dëgjojë…”,- shkruan Boshku në Facebook, ndërsa poston dhe një foto ku duken familjet shqiptare ndërsa largohen nga vendi.

Postimi i Arlind Boshkut:

Heshtën mësuesit,

tani u mungojnë nxënësit…

Heshtën profesorët,
tani u mungojnë studentët…

Heshtën punëdhënësit,
tani u mungojnë punëtorët…

Heshtën prindërit,
tani u mungojnë fëmijet…

Tani do të donit të flisni, 
por nuk ka kush të ju dëgjojë…