Një armë e gjetur në banesën e një prostitute rumune në Itali, rezultoi se është pikërisht arma që është përdorur për të vrarë shqiptarin Arben Vorfi vitin e shkuar.
29-vjeçari shqiptar u qëllua me tre plumba në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme më 19 nëntor të vitit 2015 në Treviglio.
Mediet italiane shkruajnë se arma e llojit pistoletë i është gjetur prostitutës rumune 22 vjeçe, e cila është arrestuar për posedim të armës dhe jo për vrasje. Arma ishte grabitur gjatë një vjedhjeje më 15 tetor, ndërsa u gjet në banesën e rumunes më 23 dhjetor. Vetëm tani, hetuesit zbuluan se ajo ishte përdorur për të kryer vrasjen e shqiptarit.
Sipas të njëjtave media, rumunia ishte mikeshë e shqiptarit tjetër,Valentin Frrokaj, i vrarë gjatë një grabitjeje në Milano po vitin e shkuar. Kjo ka çuar në lindjen e dyshimeve se mes dy viktimave ka pasur përplasje.





