Ish-banori i BBV Armaldo Kllogjeri, ka folur sonte për prapakenat e lojës, ndërsa ka zbuluar se me cilët nga banorët ka më shumë hatërmbetje.
I ftuar në emisionin “Më lër të Flas”, maestro tha se ka hatërmbetje edhe me Luizin edhe me Kristin por më shumë me këtë të fundit.
Ai tha se Kristi e ndryshoi lojën muajt e fundit, ndryshe nga Luizi që kishte të njëjtën lojë që nga fillimi. Ke më shumë hatërmbetje me Luizin apo me Kristin?
Armaldo: Me të dy por më shumë me Kristin. Luizi e nisi dhe e përfundoi lojën e tij siç dinte ta bënte nga fillimi deri në fund, ndërsa Kristi pati një ndryshim në rrjedhën e tij të lojës në muajin e fundit.