30 dhjetor 2014 –  Presidenti i Federatës shqiptare të Futbol lit, Armand Duka, ka treguar në një intervistë se ka komunikuar me kreun e UEFA-s Mishel Platini vetëm një herë pas incidentit në Beograd.

 “Nuk kam kontaktuar dot me Platininë në telefon, kjo edhe sepse nuk e kam parë të arsyeshme një gjë të tillë. Di t’ju them se i ka shkruar vetëm një e-mail pas incidentit në Beograd, ku i kam shpjeguar atë që ndodhi atë natë dhe kaq. Sigurisht që nuk i kam kërkuar asgjë më shumë sesa ta vija në dijeni për atë që neve pësuam. A urrehet tani Platini në Shqipëri? Nuk di ta them një gjë të tillë, por kuptohet se kur je një drejtues i lartë merr edhe kostot mbi supe kur të ndodhin ngjarje të tilla. Në rastin konkret i mori Platini. Sakaq, duhet ta saktësoj se ne kemi marrëdhënie korrekte me UEFAn, e cila na ka ndidhmuar vazhdimisht. E fundit ka qenë investimi në “Elbasan Arena”, ndaj them se përtej vendimit të Komisionit të Disiplinës marrëdhëniet janë korrekte”, u shpreh Duka. Më pas ai foli edhe për homologun serb, Karaxhiç si dhe sekretarin Lakoviç, ku saktësoi se i ka takuar ata edhe së fundmi në Zvicër. “Unë mund të them se federata serbe na ndihmoi sa mundi edhe atë natë, duke na vënë në dispozicion makina për tu larguar nga stadiumi. E kam takuar edhe në Zvicër dhe më ka thënë: “nuk kam se çfarë të bëj, pasi nuk ka qenë në dorën time…”.

Gjithsesi dua të saktësoj edhe faktin se serbët deshën që edhe të riluhej ndeshja, pasi na e kërkuan një gjë të tillë, por unë nuk e pranova pasi nuk e shikoja një gjë të drejtë. Jam i bindur se ne meritojmë tre pikët për atë çka ndodhi në atë ndeshje ndaj jemi të vendosur të shkojmë në KAS të Lozanës”, vijoi Duka. Më tej presidenti i FSHFsë ka dhënë opinionin e tij në lidhje me trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi.

“Kam marrëdhënie institucionale me trajnerin. Sigurisht bisedojmë, debatojmë, ka raste kur unë nuk jam dakord me atë dhe besoj edhe ai me mua, por kjo natyrisht vetëm në të mirë të punës. Sakaq, ai ka bërë një punë të mirë dhe është një profesionist i vërtetë”, vazhdon kreu i federatës. Duka ka treguar edhe ngërçin me ndërtimin e “Qemal Stafës”. Sipas tij, ky stadium ka gjasa që të mos nis të rindërtohet as këtë vit, pra 2015-ën. “Kemi pasur një problem me financimin. Jo nga ana jonë, por paratë që duhet të vinin nga komopania fituese. Në këto kushte po shikojmë alternativa të tjera me kompaninë fituese dhe nisur nga fakti se fusha është shumë e keqe dhe kryeqytetit i mungon një stadium, atëherë ne si federatë do ndë- rhyjmë shpejt për të zëvendë- suar tapetin e fushës, natyrisht në bashkëpunim edhe me klubet e Tiranës dhe Partizanit”, tha Duka.