Armand Duka do të jetë Konsulli i Nderit i Hungarisë në vendin tonë. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua paraditen e sotme dhe në të merrnin pjesë Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjártó dhe Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në fjalën e rastit, Admand Duka theksoi se “kjo zyrë është një qelizë hungareze përtej kufijve territorialë të shtetit dhe do të kujdeset për mirëqënien e çdo qytetari të saj në vendin tonë. Gjithashtu ajo do të kontribuojë e ndihmojë për zhvillimin e çdo marrëdhënieje mes dy vendeve e popujve”.
Sipas Dukës, marrëdhëniet solide mes Shqipërisë dhe Hungarisë u konkretizuan me hapjen e kësaj selie, ndërsa falenderoi shtetin hungarez për detyrën honorifike që i është besuar.





