12 mars 2015 – Një miqësore Shqipëri-Turqi. Ndeshjen e luksit për kuqezinjtë e trajnerit De Biasi e paralajmëron ambasadori turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar pas një vizite kortezie që zhvilloi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Zoti Bajraktar zhvilloi fillimisht një takim të shkurtër me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe më pas vizitoi muzeun e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar.
Në intervistën e tij Duka u ndal fillimisht te qëllimi i këtij takimi duke konfirmuar se gjatë muajve të ardhshëm, Shqipëria mund të presë në një ndeshje miqësore Turqinë në vendin tonë. "Ekipi i Futbollit Shqiptar këto ndeshjet e fundit është paraqitur shumë mirë dhe ka pasur rezultate pozitive. Sigurisht, qëllimi i vizitës time ishte forcimi i bashkëpunimit ekzistues mes dy federatave tona. Unë e mirëprita kërkesën e presidentit të Federatës Shqiptare për organizimin e një ndeshjeje miqësore këtu në Shqipëri, sivjet ose vitin tjetër. Urojmë që kjo të realizohet".
Në vijim, ai vuri theksin te arritjet e futbollit shqiptar dhe kombëtares kuqezi, duke nënvizuar se ai do të jetë tifozi më i ri i Kombëtares Shqiptare në çdo ndeshje që skuadra do të luajë në vendin tonë. "Si i ftuar i presidentit të FSHF-së, edhe si futbolldashës do të jem i pranishëm në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe sigurisht që do të bëj tifo për Shqipërinë".
Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u përqëndrua te ndeshja eleminatore e radhës në fund të këtij muaji kundër Armenisë, duke e pranuar se ky 90 minutësh ka një rëndësi të madhe për ecurinë e mëtejshme. "Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit për mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të kjetë kështu deri në datën 29 për të dalë me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitoren".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





