Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të jenë shumë aktiv përsa i takon sigurimit të lojtarëve të talentuar për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italaine, në listën e markatos së Paulo Maldinit gjendet edhe sulmuesi i Lorient, Armand Lauriente, i cili po vëzhgohet me kujdes nga klubi italian për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit.
Lauriente, i cili është pjesë e kombëtares franceze të 21-vjeçarëve për Euro 2021 shikohet nga Milani si alternativa e duhur për t’u alternuar me Castillejo. Për ta lënë të lire lojtarin Lorient kërkon shumën e rreth 10 milionë eurove.





