27 shkurt 2015 –  Armand Shehi, vetëm 21 vjeç dëbohet nga Italia (zona gjermanofone e Bolxanos), sepse me të vërtet e kishte mbushur kupën. Ai që në moshën 17 vjeçare ishte kapur duke shitur kokainë në diskotekë. Më pas vijon një serial sherresh me plagosje në klube nate e diskoteka, vjedhje me dhunë e së fundi në janar 2015, së bashku me një bashkëmoshatarin e vet, po shqiptar përleshet me karabinierët duke u shkaktuar plagë të reja dy prej tyre. 

Të enjten, më 26 shkurt 2015 ai u shoqërua nga policia në Aeroportin e Veronës nga ku u dëbua për në Rinas.

/gj.th agjencia e lajmeve "Dyrrah"/