Armand Teliti, kreu i këshilltarëve demokratë i cili u ndesh "dhëmb për dhëmb" me kryebashkiakun Vangjush Dako përgjatë gjithë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, deklaroi se PD nuk është dakord me hipokrizinë e Edi Ramës.
"Taksa e Pronës është hipokrizi e gjallë sepse nuk mund të pranojmë që një banesë e vjetër të paguajë taksë po aq sa një ndërtim në qendër të Durrësit që i përket vitit 2018. PD kërkoi që të diferencohej edhe taksa për biznesin sepse një biznes në fshat nuk mund të paguajë të njëtën taksë me një biznes në qendër të Durrësit.Edi Rama po bën propogandë tipike komuniste thotë që po ul taksat, por edhe në fshat ka rritur taksat. Bashkisë i kërkuam të ulë 30% nivelin e taksës për biznesin në fshat, të ketë diferencime taksa, aq sa është e lejueshme por bashkia nuk e pranoi. PD është kundër rritjes së taksave mbi qytetarët," tha Teliti.





