Sulmuesi i kombëtares Armando Broja largohet nga Chelsea, por qëndron në Premier League. 

Ipswich Town ra dakord për marrëveshjen për të nënshkruar me 22-vjeçarin nga Chelsea.

Formula është huazimi fillestar me pagë të mbuluar plus detyrimin për të blerë klauzolën në rast se Ipswich shmang rënien nga kategoria këtë sezon.

Paketa totale për Chelsean do të jetë mbi 30 milionë sterlina për shitjen e sulmuesit të Shqipërisë shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Broja do të udhëtojë për teste mjekësore në 24 orët e ardhshme pasi po përgatiten edhe kontratat mes klubeve.