Chelsea refuzon propizimin e klubit të Wolves për ta huazuar sulmuesin Armando Broja. 

“Ujqërit” i kanë paraqitur bluve të Londrës një ofertë për ta marr ndërkombëtarin shqiptar me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

Por kjo ofertë nuk është pranuar nga Chelsea, shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Londinezët po planifikojnë ta shesin përfundimisht sulmuesin e kombëtares dhe nuk janë të interesuar ta japin me huazimi, pasi duan të grumbullojnë para në merkaton e janarit. 

Ish-futbollisti i Southampton, nuk ka patur ndikimin që të gjithë prisnin në “Stamford Bridge”, edhe pse ai vjen nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë fushave për afro një vit.

Trajneri Mauricio Pochettino, ka deklaruar se ka besim absolut te Broja, por mbetet të shihet se çfarë do të prodhojnë ofertët e fundit të merkatos.

Në fak për Brojën, prej kohësh ka insistuar edhe klubi i West Ham, ndërsa atë e pëlqejnë edhe në Itali, ku së fundi është lakuar për një kalim te Milani. Por edhe Napoli e ka monitoruar situatën e tij.

Në këtë sezon Broja, ka grumbulluar 2 gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por në vetëm 8 ndeshje ka luajtur titullar duke grumbulluar 694 minuta në total.