Armando Broja ka tërhequr interesin e klubit anglez të Fulham, që synon ta afroj në merkaton e janarit.

Dëshira e sulmuesit të kombëtares është të qëndrojë te Chelsea, por edhe klubi londinez dëshiron ta mbaj në skuadër.

Sipas tabloidit “Evening Standard”, Chelsea është gati të refuzojë interesimin e Fulham për sulmuesin 22-vjeçar në merkaton e janarit.

Gjithashtu “Evening Standard”, ka zbuluar se Mykhailo Mudryk dëshiron që klubi të nënshkruajë me ish shokun e tij të Shakhtar Donetsk, Georgiy Sudakov, 21 vjeç, në afatin kalimtar të janarit. 

Të dy kanë krijuar një partneritet të fortë gjatë kohës në Ukrainë dhe Mudryk e do sërish në ekip.