21 dhjetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Trecate-s (90 km larg Torinos) arrestuan pasditen e së premte 19 dhjetor 2014 Armando Ndocin, 27 vjeç.
Armando bashkë me 2 shqiptarë të tjerë, sapo kishin vjedhur një banesë në qytezë, kur u bllokuan nga karabinierët. Armandoja u arrestua në flagrancë, ndërsa dy “kolegët” e tij arritën t’ia mbathnin. Sendet e sapo vjedhura iu kthyen të zotërve të banesës, që kishte rënë pre e hajdutëve.
/ gj.th.agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





