Goli që Armando Sadiku shënoi ndaj Rumanisë ishte goli i parë për Shqipërinë në finalet e një Europiani dhe për këtë do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar.
Pas përfundimit të ndeshjes, heroi i skuadrës kuqezi tha se golin ua dedikon shokëve të tij të skuadrës për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Goli më i bukur që më ka gëzuar më shumë në karrierën time. Nuk e pashë as topin që shkoi në rrjetë, vetëm doja të festoja me çunat. Super”, tha Sadiku për “Supersport”.
Pjesë nga intervista e Sadikut:
Trajneri të besoi sërish?
Po e ndjeva këtë dhe e falënderoj këtë. Besoj se edhe unë ia shpërbleva. Jo vetëm atij, por edhe shokëve të mi. Fitoren ua dedikoj të gjithë çunave që më kanë mbështetur.
Sa besim keni për kualifikimin?
Të shpresojmë, nuk varet nga ne. Ne do të shohim ndeshjet me shumë ankth nga hoteli ku qëndrojmë dhe shpresojmë.





