1 shkurt 2015 –  Armando Vajushi është një futbollist i skuadrës italiane Chievo Verona.

Sulmuesi shkodran ka lënë Litex Lovech për t’u transferuar në Serie A.

23-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë me ekipin veronez. Pas Andi Lilës që u transferua te Parma,  Vajushi bëhet shqiptari i dytë që transferohet këtë janar në Itali. Vajushi tashmë i bashkohet shqiptarëve të tjerë të Serie A: Lila, Berisha, Strakosha, Cana, Basha dhe Hysaj.