Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat.

Burimet policore bëjnë me dije se gjatë një kontrolli ndaj S.D., iu gjetën disa doza kanabisi që do t’i shiste, një armë gjahu, një thikë dhe municon luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës. 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.