Policia e Maliqit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili posedonte armë zjarri dhe municione luftarake, pa lejen e organeve kompetente.

Në pranga ra Eugen Gengo 39 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Arsenali i armëve dhe municioneve iu gjetën gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën, automjetin dhe në ambientet e lokalit  të tij.

Policia sekuestroi:

Një armë zjarri automatike,

Një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë,

321 fishekë,

8 krehëra automatiku bosh,

1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.