Një 30-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij në Mallkeq janë sekuestruar dy armë zjarri automatik, një pistoletë, municion luftarak e veshje si të policisë.

Personi i shpallur në kërkim është identifikuar me inicialet A. A. Konkretisht policia sekuestroi 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Policia bën me dije, se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”