Reperi i njohur nga Shkodra, Don Phenom ka sjellë projektin e ri muzikor "Demons" në duet me CjDizz. Para pak javësh, ai rrëfeu në "Why Not" nga Roza Lati se do të sillte këngë ku rrëfen jetën e vështirë që ka kaluar.

Bëri pikërisht këtë gjë. Pas suksesit me "Kujt po i han", Don Phenom zgjodhi ti tregojë publikut se si kanë qenë vitet e tij të emigrimit.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991 dhe u përfshi në botën e errët. Në një pjesë të tekstit, reperi thotë se vuajtjet e kanë ndihmuar të fitojë eksperiencë, ndonëse e ka vështirë ta heqë nga mendja. Ndërkohë i kërkon falje nënës së tij që ka kaluar netë pa gjumë prej të tre djemve.

Tashmë, Don Phenom është shumë i famshëm në Shqipëri dhe çdo projekt muzikor ka pushtuar klubet e natës dhe ka arritur miliona klikime në Youtube.