Finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”, operacion nga Komisariati i Policisë Numër 5, arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Azis Xhini, 70 vjeç, banues në Kamëz
– Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz ( atë dhe bir )
Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri “Pistoletë”
– armë zjarri “Automatik”
– 460 fishekë arme të gjatë
– 38 fishekë pistolete
– 3 krehëra automatiku
– 7 krehëra pistolete
– vula rrethore dhe drejtkëndore
– kuti boje për vula
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 190 dhe 25 të Kodit Penal.





