Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se operacioni “Sundimi i Ligjit” po goditet çdo ditë armëmbajtjen e pa leje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se ky është një fenomen i keq në sytë e publikuar, ndërsa thekson se është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. 

Balla thotë gjithashtu se gjatë kontrolleve të befasishme, bazuar edhe në inteligjencën policore, janë goditur disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtje pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Gjithashtu gjatë kontrolleve të befasishme, bazuar në edhe në inteligjencën policore, janë goditur disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sasi të konsiderueshme drogrash të ndryshme janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë natës së mbrëmshme”, shkruan Balla.