Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Paris për një vizitë diplomatike të rëndësishme, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në fokus të takimeve do të jenë strategjitë për të nxitur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm, ndërsa përfaqësuesit evropianë presin nga Shtetet e Bashkuara një rritje të presionit ndaj Moskës për të detyruar një armëpushim pa kushte.

Një nga pjesëmarrësit në bisedime do të jetë edhe Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, i cili pritet të bashkohet me Rubio në takimet me Macron dhe ekipin e tij.

Pas takimeve me presidentin francez, Rubio dhe Witkoff do të zhvillojnë bisedime të ndara me zyrtarë të lartë të qeverisë franceze, gjermane dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare evropianë.

Burimet diplomatike kanë theksuar se ka një urgjencë për të arritur një marrëveshje që do të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të paqes për Ukrainën, pas më shumë se një vit i luftës dhe dhunës intensive.