19 nëntor 2015 – Në kuadër të projektit “Të rinjtë mbështesin nismën për ndalimin e armëve bërthamore”, organizatore është një vajzë e veçantë, kurajoze dhe pacifiste.

Është Suela Lala 32 vjeçe, që ka organizuar një seri leksionesh të hapura në disa univeristete të vendit. Në universitetin e Durrësit, vajza nga Tirana, e cila vjen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara, së bashku me studentë nga Serbia kanë folur për armët bërthamore, dhe pasojat e tyre.

Mençuria dhe dijet e 32-vjeçares në këtë fushë, i lanë me gojë “hapur” të rinjtë. Vendimi për të ndaluar armët bërthamore, dhe bashkimi i Shqipërisë krahas 121 shteteve që i janë bashkangjitur kësaj nisme, ishte temë e diskutimit të studentëve të universitetit Aleksandër Moisiu, me 30 studentë të mbërritur nga Serbia.

32-vjeçarja deri në 1997, ka qënë një vajzë normale, por një plumb qorr,e detyruar që të lëvizë me karrocë. Kufzimi fizik, nuk e ka penguar aspak që të studiojë në univeritet më të mira brenda e jashtë vendit.  

Në leksionin e hapur u rrahën debate, që në Shqipëri pak për të thënë aspak, flitet  për armët bërthamore, për mbetjet kimike të trashëguara nga komunizimi, apo për atë çfarë ngjau, kur këto armë apo mbetje të tyre, në vitin 1997. Ashtu siç shpërthyen depot e ushtrisë e në duar të civilëve ranë të gjitha llojet e armëve, nga depot e ushtrisë e nga bazat detare ushtarake, pak studime ka, për të mos thënë që askush nuk debaton për këto tema. Në botë çështja e armëve bërthamore të cilat nuk janë të ndaluara me ligj, janë kryetemë lajmesh.

 

Analisti Afrim Krasniqi, solli një të vërtetë të rrënqethshme se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e pas 97. Shembulli konkret është baza ushtarake e Orikumit, ku sot ka arritur rekordin numri i banorëve të prekur me kancer. “Ka rekord të të prekurve me kancer në këtë zonë” thotë Afrim Krasniqi .

Të rinjtë hodhën propozimin e nënshkrimit të një peticioni që shqipëria ti bashkangjitet 121 vendeve që i thonë jo armëve bërthamore e nukleare.  

 Dy vjet më parë pati një propozim nga SHBA- ja për demontimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, por populli njëzëri e hodhi poshtë këtë propozim.  

/K.H portali DurresLajm/