Irani është i gatshëm të trajtojë paqartësitë dhe dyshimet në lidhje me programin e tij bërthamor.

Kështu deklaroi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë një takimi në Teheran me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi .

“Siç është treguar në mënyrë të përsëritur me vullnetin tonë të mirë, ne shpallim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar dhe konverguar me këtë organizatë ndërkombëtare për të zgjidhur paqartësitë dhe dyshimet e supozuara për aktivitetin paqësor bërthamor të vendit tonë”, tha Pezeshkian.

Gjithashtu, Pezeshkian, deklaroi se Irani nuk do ta ndërtojë kurrë bombën atomike, bazuar në fetvanë e shprehur në vitin 2003 nga lideri suprem Ali Khamenei, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë ato bërthamore.

“Siç e kemi thënë shumë herë, bazuar në fetvanë eksplicite të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë në asnjë mënyrë të ndërtojmë armë bërthamore”, theksoi Pezeshkian.