Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, pas kapjes të një sasie armësh në Shkallnur të Durrësit në kuadër të operacionit “Hills”. (Lexo më shumë: Goditet baza në Durrës që furnizonte me armë grupet kriminale, dy në pranga).
Balla shprehet se policia meriton përgëzime, për goditjet që po i jep grupeve kriminale dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Postimi i ministrit Balla:
Policia e Shtetit në Durrës po godet sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje.
Përgëzime për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale.





