Çifti i njohur i showbizit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga dyshet më simpatike në showbiz-in shqiptar, jeta e të cilëve përbën gjithmonë interes për publikun. Blogerja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë nuk ngurron që të publikojë momente private me Shkëlzenin.

Së fundmi, ajo është ankuar publikisht për partnerin e saj dhe shkak për këtë është bërë seriali shumë i famshëm ‘Game of Thrones’. Siç duket të hënat janë kthyer në torturë për bukuroshen shqiptare, pasi partneri i saj është një fans i serialit shumë të ndjekur, ndërsa Armina jo.

“Tortura ime është të shikoj këtë film çdo të hënë për shkak të Shkëlzen Berishës”, ka shkruar në postimin e saj Armina.