Tiranë, 1 mars 2014 – Bukuroshja e ekranit Armina Mevlani i ka dhuruar Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit të vendit, një buqetë të veçantë lulesh për ditëlindje gjatë javës që po mbyllim.

Sipas “Gazetës Shqiptare” buqeta ëshët dërguar pikërisht nga Armina, e cila prej kohësh flitet si e dashura e tij. Një kompozim me trëndafila të bardhë dhe blu ka qenë ai që prezantuesja ka zgjedhur, si për simbolikë të logos së partisë tek e cila ai beson, Partia Demokratike.

Sipas të njëjtave burime, kuptohet që buqeta i është dërguar Shkëlzenit nga Armina, pasi në postimin e bërë në ‘Instagram’ nga dyqani që ka realizuar buqetën gjigante, ky i fundit ka ‘tagg’-uar poshtë fotos emrin e brunes bukuroshe. Një muaj më parë, në përmbyllje të edicionit të katërt të “Dancing Ëith The Stars”, ishte Shkëlzeni ai që i dërgoi një superbuqetë Arminës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/