Tiranë, 4 gusht 2014  – Në rrjetin social Facebook është hapur një konkurs ku kërkohet vota e gjithkujt për çiftin më të bukur të Show Biz-it. Në të janë vendosur fotot e personazheve që qarkullojnë më së shumti në faqet e gazetave apo edhe në televizion, të cilët njihen për jetën e tyre aktive dhe publike, si për shembull çiftet Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Big Basta dhe Vesa Luma, Tuna dhe Cozman, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani etj.

Deri më tani në bazë të pëlqimeve që janë marrë, në vend të parë renditet Erion Veliaj me Ajola Xoxën dhe kjo gjë duket se nuk i ka shijuar aspak Arminës, ndaj ajo në profilin e saj në Facebook, ka shpërndarë një foto me Shkëlzenin ku duket që kërkon nga fansat e saj që të votohet së bashku me partnerin e saj si çifti më i bukur i Show Biz-it. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/